Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia pas lindjes

Pershendetje doktoreshe, une lindjen e pare e kisha para 8 muajve me prerje cezariane. Gjate tere shtatzenise kam qendruar ne regjim shtrati sepse kam pasur probleme, por lindjen e kisha shume te lehte. Pas lindjes nuk kisha asnje problem, por tash kam ca dhimbje shpine ne fund te boshtit kurrizor, qe me thone se mund te jene pasoje e operacionit pasi operacioni ishte spinal. Por brenga ime qendron ne ate se une tash jam 6 javeshe shtazane dhe frikesohem mos eshte rrezik pas nje pauze kaq te shkurter te lindi prap, dhe mos i bej dicka dem shpines pasi nga shtatzenia e pare kam 9 kg teper ende. Ju faleminderit shume.

Jehona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jehona.

Shpreh mendimin se dhëmbjet e shpinës që referon, nuk janë pasojë e lindjes me prerje cezariane dhe as e anestezisë spinale.

Meqënëse je shtatzënë, dhëmbjet mund të jenë si shkak i saj por edhe i peshës plus që ka mbetur nga lindja e parë. Tashmë që shtatzënia është fakt, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Ekzaminimet e duhura dhe këshillimi me mjekun gjinekolog, janë garanci për vazhdimin normal të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti