Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e bardha gjatë shtatzënisë

Doktoreshe Keta pershendetje dhe na fal qe te shqetesojme kaq shume. Une kam shume sekrecione te bardha sa qe mund te te them vijne edhe ere dhe ne ngjyre qumeshti pak a shume, jo te bardha fare. Shumica e sekrecioneve mos eshte si pasoje qe jam shtatzene me binjake apo s`ka te beje fare kjo? Me respekt, Marsida, Elbasan.

Marsida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida.

Sekrecionet e shtuara, me erë dhe ngjyrë nuk janë shkak i shtatzënisë gemelare. Sekrecionet e shtuara dhe me erë, më bëjnë të dyshoj për vaginozë bakteriale. Shtrisho vaginale konfirmon diagnozën dhe terapia mendoj se është e domosdoshme. Marsida, mos neglizho.

Gjithë të mirat.

/komuniteti