Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilën javë mund të lind?

Pershendetje,  jam shtatzene, sot fillon java 35 doktoreshe me tha pas 2 jave mund te lind, tani bebi im peshon 2 500 mos eshte heret te lind ne javen 37? Ka edhe nje pyetje une pas lindjes se pare nuk nuk kam pasur qumesht dua te di si mund te kem qumesht qe ta ushqej bebin tim pas lindjes?

Linda Kosovë (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Kur një grua lind pas javës së 37-të dhe me peshë mbi 2500 gram, konsiderohet lindje normale. Por nuk duhet menduar kështu. Unë mendoj se është më mirë që lindja të ndodhë afër 280 ditëve të shtatzënisë dhe me kushte optimale.

Nëse nuk ke patur qumësht pas lindjes së parë, nuk do të thotë se nuk do kesh në lindjen e tjera. E nevojshme është që nga java e 37-të të filloj përgatitja e gjirit për gjidhënie nëpërmjet masazhit të tij.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti