Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi gjate shtatzanise

Jam shtatezene ne muajin e 8-te, desha ta di sa kohe para lindjes mund te kem marredhenje me parnerin dhe sa kohe pas lindjes. Flm per mirekuptim............Gona

Ganimetja nga Prishtina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë ndalohen vetëm atëherë kur krijohen ose janë të pranishme kushtet për rrezik aborti.

I rëndësishëm është fakti që gjatë marrëdhënies me partnerin, mbi barkun e gruas nuk duhet të ushtrohet peshë. Gjatë marrëdhënies gruaja duhet të zgjedhë një pozicion sa më të përshtatshëm dhe të mos krijojë sforcime të cilat mund të ndikojnë tek fetusi. Kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet pastërtisë vaginale nga ndonjë infeksion i mundshëm.

Të uroj shtatzëni normale deri në lindje.

/komuniteti