Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi gjatë shtatzënisë

Doktoreshe, desha t`ju pyes se a eshte me mire me be seks gjate shtatzenise, shkaku qe me mire me u cel nje grua per me lind normal, po mendoj me be çdo dite seks a eshte me mire, se kam ndegju dikush thote qe eshte me mire qe me u cel me shume edhe me lehte me lind normal, se mandej po vjen deri te lindja me operim?

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana.

Është e drejta jote të bësh seks sa herë të duash. Por kjo nuk do të thotë se ke me u cel/hap/dilatuar, për të qënë e gatshme për lindje. Duhet të dish se seksi bëhet në vaginë e cila ka elasticitet të lartë e nuk mbetet e hapur nga seksi. Ndërsa qafa e mitrës nuk ka të bëjë me seksin. Ajo ndodhet në fund të vaginës, dhe është hyrja e mitrës dhe organi mashkullor nuk e hap atë. Ajo hapet për shkaqe të tjera, kryesisht hormonale.

Lindja me prerje cezariane, vendoset vetëm për shkaqe specifike. Nëse mjekët kanë konstatuar një të tillë, është e mundur që lindja të kryhet me prerje cezariane.

Gjithë të mirat

/komuniteti