Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione të bardha

Pershendetje Doktoreshe, jam ne muajin e peste te shtatzenise, deri me tani me ka shkuar mire, koheve te fundit po kam sekrecione te bardha por me shume edhe pa ngjyre te cilat po me mundojne, dhimbje nuk kam mirepo dashta me dite se a duhet te perdor ndonje ilaç apo eshte fenomen qe i percjell te gjitha grate shtatzena. Po ashtu deshta te di, mjeku me ka propozuar te perdor vitamina VINALAC, per zhvillimin e bebes mirepo une i kam nderprere per shkak se me dukej qe beba do te rritet shume - si e vleresoni ju? Faleminderit per bashkepunim.

Valisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valisa.

Mendoj se një vlerësim të sekrecioneve me strisho vaginale, zgjidh dyshimin për ndonjë infeksion të mundshëm. Nëse infeksioni është i pranishëm, duket të trajtohet.

Përdorimi i vitaminave dhe multivitaminave në shtatzëni, është mëse normale pasi pretendohet për një zhvillim të shëndetshëm të fetusit. Fleta shoqëruese e saj përcakton përbërjen dhe destinacionin e përdorimit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti