Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë normale sekrecionet kafe dhe gjaku gjatë shtatzënisë?

Pershendetje doktoreshe! Kam nje shqetesim dhe desha ta ndaj me ju. Jam ne javen e 12 te shtatzenise (shtatzani me binjake), para ca ditesh kisha rrjedhje gjaku, bera nje vizite e me thane qe njera placente eshte e vendosur me poshte gje qe e shkakton. Theksoj se kam shume veshtiresi nga te vjellat e shumta. Tani ne kete moment kam sekrecione kafe. Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje. Ju faleminderit.

Anita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita.

Gjakrrjedhja në shtatzani asnjëherë nuk duhet të konsiderohet normale. Me sa shkruan, po kuptoj se mjeku e ka konstatuar arsyen e gjakrrjedhjes. Shpresoj se me avancimin e moshës së shtatzënisë, placenta mund të ngjitet më lart dhe të mos ekzistoj më ky problem.

Të rekomandoj të zbatosh këshillat që të ka dhënë mjeku si rregjim ashtu edhe për trajtimin medikamentoz. Në këto ditë mundet që të vjellat të largohen, duke u kthyer në ecuri normale të shtatzënisë.

Shpresoj se të kam ndihmuar me përgjigjen time.

/komuniteti