Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ftohje

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne muajin e 5 dhe qe nga fillimi kam pasur problem me kolle dhe dhembje fytit, kam perdorur Ampicilin dhe nje shirup me baze bimore, por prap jam shume keq, me jane bllokuar hundet dhe mezi marre fryme, kam kolle dhe ajo qe me frikeson me se shumti se kam sekret nga fyti, a eshte i demshem sekreti per foshnjen. Faleminderit per mundesine qe na ke dhene.

Tina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina.

Gjendja që paraqet nuk është normale. Duhet të ndryshosh antibiotikun dhe të përdorësh çajra të ngrohtë për të zbutur sekrecionet dhe kollën. Kolla duke shtuar presën abdominale, ushtron presion edhe në mitër. Kjo nuk është e mirë, prandaj trajtimi është i nevojshëm.

Nëse gjendja është thjeshtë influencë stinore, sekrecionet nuk kanë efekt tek fetusi.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti