Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet

E dashur doktoreshe une kisha nje pyetje a i tregon analiza e urines nqs ke ndonje infeksion te mundshem apo jo sepse une kam diegje nga poshte gjate marredhenieve dhe ndonjehere diegje te urines? ju pershendes.

Marsi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi.

Djegia gjatë raporteve seksuale, është shenjë që tregon praninë e një infeksioni. Kjo shoqërohet edhe me djegie gjatë urinimit. Të rekomandoj dy analiza; analizë dhe kulturën e sekrecioneve vaginale si dhe analizë dhe kulturën e urinës. Diagnoza e vendosur do shoqërohet me trajtim.

Shërim të shpejtë.

/komuniteti