Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetësuar për humbjen e bebeve

Doktoreshe kam pasur dy aborte pa deshire me pare, tash jam shtatzene dhe kam shqetesime kohe pas kohe sikur do e humbi shtatzenine, se se di nuk kam me fuqi edhe per nje humbje te tille, kam panike dhe kur me kap keshtu me ndjersitet trupi, mundohem te shetise dhe te mendoj pozitivisht po nganjehere me del kontrollit, çka mund te beje per te larguar kete panike, dhe ndihem shume keq mos edhe bebi po vuan me mua? Ju lutem me ndihmoni.

Selamije (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Selamije.

Nëse nëna shtatzënë vuan, vuan edhe fëmija. Bën shumë mirë që mendon pozitivisht, dhe kështu të bësh deri në ditën e lindjes. Për të përmirësuan situatën, nuk ka në qarkullimim medikamente. Prandaj unë të rekomandoj që kur të ndihesh keq, përkëdhele bebin/barkun dhe këndoi nina-nana fëmijës tënd. Shpresoj që kjo mënyrë e të sjellurit, do të qetësojë shumë si ty ashtu edhe fëmijën tënd.

Të uroj ecuri të mbarë të shtatzënisë.

/komuniteti