Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të bëhem nënë

Jam 23 vjeçe, jam e martuar qe 3 vite, mbas 9 muajve martese ngela shtatzene por mbas dy muajve e abortova spontanisht, me nga atehere nuk po mundem te mbes shtatzene. Mjekja me ka thene i kam cistat ne vezore, pi ilaçe me largohen por perseri me behen...

Nita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita.

Një nga shkaqet e mos mbetjes shtatzënë është edhe ovari policistik (vezorja me ciste). Kjo është shkak i ndryshimit të nivelit të hormoneve në organizëm. Vlerësimi i tyre dhe trajtimi me estroprogestativ për rreth 3-4 muaj, është zgjidhje për eliminimin e këtij faktori. Krahas kësaj, rekomandoj kryerjen e histerosalpingografisë (kqyrja e lirësisë së tubave), pasi aborti apo një infeksion i mundshëm mund të influencojë në prishjen e strukturës së tyre.

Shpresoj që së shpejti të gjesh një shtatzëni të re.

Nita (13 vite më parë)
Mjekja me ka dhene metformine 500 siofor i pi qe nje muaj, me ka thene ti perdori 3 ose 6 muaj, a bene ti nderprej une keto dhe ta filloj trajtimin si me thoni ju, apo kane efekt dhe keto barna ne largimin e cistave dhe ju faleminderit ne pergjigjen si me keni dhene, shpresoj te me pergjigjeni dhe ne kete se dua ta di mendimin tuaj.

/komuniteti