Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diabeti në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene 7 muajshe, kam bere analizen e diabetit, me ka dale 9, a eshte sheqeri shume i rritur? Cfare me keshilloni te mos ha?

Hafsa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hafsa.

Diagnoza e diabetit vendoset nëse glicemia esëll/pa ngrënë asgjë, kur në dy matje gjendet mbi 1.26 g/l ose 126 mg/dl. Si normë konsiderohen shifrat nga 70-110 mg/dl (shifra 9-të që shkruan, nuk e di se çfarë paraqet). Nëqoftëse mjeku ka vërtetuar se glicemia është në nivele që duhen marrë në konsideratë, atëherë duhet të kesh parasysh; të bësh eko çdo dy javë për të monitoruar peshën e bebit, të matësh çdo ditë tensionin arterial, të kryhesh çdo javë provat funksionale të veshkave dhe çdo ditë duhet të matësh glicëminë.

Për një shtatzënë me diabet të ekuilibruar, preferohet lindja pas javës së 38-të të shtatzënisë, duke stimuluar lindjen nëse fëmija është me pesha normale. Nëse fëmija është me peshë të madhe dhe ka ndërlikime nga diabeti amtar, preferohet lindja cezariane.

Për më tepër lexo linkun: http://www.bebaime.com/semundjet/diabeti-ne-shtatzani

Megjithatë, unë uroj që diabeti tek ty të mos jetë në norma të larta dhe shtatzënia e lindja të shkojnë normalisht.

/komuniteti