javë pas jave
Përshëndetje Lina.
Do ishte mirë të më tregoje shifrat e tensionit. Por nëse ato janë mbi 140 mmHg (tensioni diastolik) dhe mbi 90 mmHg (tensioni sistolik), atëherë mendohet për hypertension. Zakonisht në shtatzëni, çrregullimet e tensionit fillojnë pas javës së 22-të. Nëse fillojnë më parë se java e 22-të, mendohet për hipertension kronik. Nëse mjeku që ka konstatuar ndryshime në tension ka dhënë trajtim, atëherë zbato me rigorozitet këshillat e tij pasi nuk është mjekimi që vepron negativisht tek fetusi por tensioni i lartë.
Të rekomandoj të masësh tensionin në shtëpi, dy herë në ditë, mëngjes dhe darkë, për dy javë rresht. Shënimet tregoja mjekut për të rivlerësuar dozat e mjekimit. Krahas kësaj duhen kryer edhe një seri ekzaminimesh të ndryshme, të cilat do t’i rekomandoj mjeku.
Lina, lëvizjet e bebit në shtatzënitë normale ndihet rreth javëve 19-22, e vazhdojnë deri në përfundimin e saj.
Të uroj shtatzëni të lehtë.
Pershendetje jam ne javen e 17 te shtatzenise edhe kam problem me tensionin, por vetem kur te shkoj te mjeku tensionin e kam te nalte e ne shtepi te ulet, tash kur e bera kontrollen e fundit mjeku me rekomandoi qe duhet te marr tableta per tension Ebrantil retard 30 mg, a ndikojne negativisht te beba nese tensioni im eshte i ulte edhe a mund te i ndi levizjet e vogla te bebit kur te jem 3 muajshe shtatzene? Flm per mirekuptim.