Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Llaptopi dhe ndikimi në shtatzëni

Punoj ne nje organizate te huajen dhe afer 7deri ne 8 ore jam prane llaptopit a ka ndikim negativ per shtatzenine, ne kontrollin e fundit e pyeta mjekun me tha se te ve dicka prane barkut, po deshta ta di edhe mendimin e juaj pasi qe jeni nje mjeke shume e kerkuar dhe e disiplinuar ne pune, kam besim te plote tek ju.

Neda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Neda.

Nëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit ka qënë data 05.11.2010, sot me datë 31 maj, shtatzënia është në javën 29-të plus 3 ditë. Me datë 12 gusht 2011, shtatzënia plotson 280-të ditë ose 40-të javë.

Neda. Kam shkruar edhe një herë tjetër për këtë problem. Shumë studime janë kryer për të vlerësuar ndikimin e përdorimit të kompjuterave dhe laptopëve, gjatë shtatzënisë. Deri tani nuk ka rezultate të qëndrueshme dhe të argumentuara, mbi influencën e negative të tyre në ecurinë e saj. Valët elektromagnetike janë argumenti që diskutohet.

Në këto kushte mund të thuhet se përdorimi i kompjuterit dhe laptopit, nuk influencojnë në ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti