Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në bark afër kërthizës

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 26 te shtatzenise dhe kohe pas kohe kam dhembje ne bark afer kerthizes, ne kontroll isha javen e kaluar dhe mjeku me dha Partusisten dhe Verapamil, me tha se nuk je qel dhe nuk po verej kurrfare kontraksioni po vetem per me i liru muskujt sepse kam problem me ijet gjate nates dhe me shpine. Te pershendes e nderuar.

Ema (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ema.

Dhimbjet e mesit janë të zakonshme gjatë shtatzanisë. Shtimi në peshë shkakton një tërheqje shtesë mbi kurrizin tuaj. Me zmadhimin e mitrës ndryshon qendra e rëndesës se trupit, gjë e cila ju detyron të kontraktoni muskujt e shpinës për të përballuar peshën e shtuar. Qëndrimet normale, pa sforcime, i pakësojnë dhimbjet e shpinës. Ju duhet të bëni ushtrime për muskujt e shpinës, që t’i çkontraktoni ato si dhe të kufizoni qëndrimet e gjata në këmbë.

Duhet të kujtojmë që ndonjëherë dhimbjet e shpinës fshehin një infeksion urinar apo një rrezik për abort, prandaj nuk duhen nënvlerësuar. Kur ato vazhdojnë, duhet t’i drejtoheni mjekut specialist gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti