Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime menstruale

Pershendetje e nderuar. Jam 21 vjeçare. Çdo here kam cikel te rregullt, asnjehere nuk me vonohen menstruacionet, çdo here i kam ne kohe (pothuajse edhe ne daten e njejte e kam çdo muaj), heren e fundit i kam pas me 1 maj, dhe ne kete muaj me 23 maj, edhe 2 dite te tjera kam pas sekrecione kafe por jo shume, dhe nuk me kane ardhur ende... Vetem desha te di qe a kam ndonje arsye per tu brengosur apo eshte normale dhe duhet te pres per daten qe i kam a po te vizitohem te mjeku? Mirembetshi.

Trëndelina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Trëndelina.

Mbi çrregullimin menstrual që tregon, duhet të drejtohesh tek mjeku i cili me ekografi do të vlerësojë gjendjen e vezoreve, dhe kavitetin uterin.

Uroj të mos jetë asgjë me rëndësi.

/komuniteti