Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet dhe pozicionimi i bebes në bark

Pershendetje. Doja t`ju pyesja per nje shqetesim timin. Tani une jam ne javen e 19 te shtatzenise. Para disa javesh e ndjeja femijen tim diku lart ne bark si nje lemsh te vogel, ndersa tani me duket sikur me ka vajtur ne fund te barkut. Pasi atje e ndjej me te renduar... nderkohe nuk kam ndjere akoma ndonje levizje te bebit. Ju lutem a mund te me sqaroni pasi jam ne merak? Me respekt, Erma.

Erma (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erma.

Nga përshkrimi yt, mendoj se shenjat dhe ndjeshmëria janë normale. Bebin do të ndjesh në fund të barkut edhe për disa kohë, afërsisht deri në javën e 20-21, kur shtatzënia të arrijë mbi kërthizë. Lëvizjet e bebit do ti ndjesh shumë shpejt, mbase për 1 ose 2 javë.

Nga sa më sipër, nuk gjej arsye për tu shqetësuar. Të uroj shtatzëni të mbarë.

(12 vite më parë)
Interesante po e provoj qe neser

/komuniteti