Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja në bark

Doktoreshe jam ne javen e 26 dhe kohe pas kohe kam dhimbje ne bark afer kerthizes dhe behem merak mos eshte ndonje kontraksion, ne kontrollen e fundit mjeku nuk verejti dicka te tille. Dhimbjet nuk jane te forta dhe jane kohe pas kohe, nganjehere edhe kur e preki barkun e verej se po me dhemb ne ate pjese, cka mund te jete?

Neda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Neda.

Edhe unë besoj se dhëmbja që përshkruan, nuk ka të bëjë me kontraksionet uterine. Të këshilloj të konsultohesh, për mundësinë e fillimit të një hernie umbelikale e cila në disa gra shtatzëna ndodh në këtë moshë shtatzënie.

Gjithë të mirat.

/komuniteti