Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i Regllanit

E nderuara gjinekologe! Ju falenderoj shume per punen tuaj.


A eshte i rrezikshem perdorimi i reglanit per qetesimin e vjelljeve dhe mundimeve ne tremujorin e pare? Pervec kesaj cfare duhet te veproje nje grua qe ne shtatzeni ne fillim te saj ka vjellje prej 3 here deri ne 10 here ne dite, dhe nuk ka fuqi as te leviz prej shtratit ne banjo per te vjelle, i duhet t'i sjellin enen per te vjelle te koka ne shtrat. Nese kjo ndodh ne shtatzenine e pare, a ka me pak gjase te ndodhe ne te dyten, pasi qe trupi e ka perjetuar njehere rritjen e HcG. A ndihmon dicka ky fakt? Si jane gjasat per te dyten shtatzeni?


Cdo te mire doktoreshe, Vjosa.

Vjosa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa.

Në eksperiencën time, gratë me hyperemezis gravidarum me gjendjen që përshkruan, drejtohen për shtrim në spital ku u bëhen disa analiza specifike sepse kjo gjendje është e rënduar. Reglani është preparat kundër të vjellave, por për përdorimin e tij në shtatzëni apo edhe për ndikimin e tij tek fetusi e gjen të përshkruar ne fletën shoqëruese të preparatit.

Vjosa, nuk do të thotë që gjendja e ndodhur në shtatzëninë e parë të përsëritet në shtatzëninë dytë, po ashtu edhe e kundërta, ajo që nuk ka ndodhur në shtatzëninë e parë mund të ndodhë në shtatzëninë e dytë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti