Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultatet e analizave

Doktoreshe e nderuar, une i bera analizat edhe numri i eritrociteve me doli 3.7, hemoglobina me doli 122, leukocitet me dolen 8.9, jam ne javen e 26 te shtatzenise, a jane ne rregull keto analiza te lutem me informo, te faleminderoj shume.

Lejla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla.

Sipas përshkrimit të analizave, gjendja është e mirë dhe nuk paraqet anemi. Megjithatë të rekomandoj të kryhesh edhe analizën e ferritinemisë në bazë të së cilës, mjeku gjinekolog do të gjykojë për rezervat e hekurit në organizmin tënd.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti