Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet ngjyrë kafe dhe hapja e qafës së mitrës

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 37 te shtatzanis, dje pata nje kontrolle tek gjinekologja, me tha qe jam hapur 2 deri 3 centimetra, qafa e mitres me eshte shkurtu, pas nje ore kur erdha ne shtepi pata pak gjakderdhje disa pika, mjekja ne telefon me tha se per shkak te kontrolles vijne pikat e gjakut, me vone pas disa oresh pata menstruacione apo sekrecione sdi si ti quaj ngjyre kafe, edhe ne mengjes sot kur u zgjove pata te njejtat ngjyre kafe, dhimbje te medha nuk kam, shume pak me dhemb shpina, a eshte diçka rrezik per bebin, apo e kam lindje afer? Flm shume per pergjigjje...

Gyli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gyli.

Gjakrrjedhja është pasojë e vizitës gjinekologjike që ke kryer, e cila do të pushojë vetë dhe nuk ka rrezik për bebin. Hapja 2-3 cm dhe shkurtimi i qafës së mitrës, tregon që aktiviteti i lindjes është afër.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti