Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fibromioma

Pershendetje, une qe po ju shkruaj jam nje nene 25 vjecare, kam nje femije 7 vjec, para pak ditesh kam bere nje eko tek mjeku dhe me ka dale mishi i huaj ne miter 3.7 cm, mestruacionet me vonohen dy deri ne tre jave, hemoragji nuk kam, ju lutem mund te me jepni nje pergjigje se cfare mund te bej?! Faleminderit pres pergjigjen tuaj...

Anisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anisa.

Konstatimi i fibromiomës më këtë madhësi, nuk sjell probleme. Nëse nuk ke gjakrrjedhje të shtuar, fibromioma mbahet në observacion duke bërë ekografi çdo 6-të muaj për të ndjekur zhvillimin e saj.

Vonesa e menstruacioneve nuk ndodh për shkak të pranisë së fibromiomës. Për të vlerësuar këtë çrregullim menstrual, të rekomandoj të bësh disa ekzaminime hormonale të të gjetur shkakun e vonesës.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti