Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi oral

A krijon probleme vaginale p.sh infeksione, djegie, a krijon seksi oral keto lloj probleme? Tek buzet e vagines me eshte krijuar si tip te gervishura dhe te shoqerurara me kruajtje dhe djegie cfare mund t`me sygjeroni? Me eshte shfaqur dhe dy here te tjera ky problem. Jam kuruar me ilace te ndryshme. Me kane dhene efekt por me eshte rishfaqur. Diagnoza myk. Respekte, Pulia.

Pulie (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Tek çiftet që praktikojnë seksin oral, analizat laboratorike tregojnë se ato infeksione që ndodhen në vaginë apo penis ndodhet dhe në gojën e parterit/partneres.

Në këto raste mjekimi duhet të kryhet njëkohësisht tek femra ashtu edhe tek mashkulli. Nëse njëri nga partnerët nuk trajtohet, me kontaktin më të parë seksual vaginal apo oral, infeksioni do të transmetohet dhe përsëritet. Kjo përsëritje ndodh edhe për kandidozën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti