Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pasojat e pas abortit

Kam kryer nje abort 1 muajsh a mund te kem probleme ne te ardhmen per shkak te abortit? Çfare pasojash mund te kem ne lindjen e ardhshme? Çfare mund te bej per te mos pasur pasoja? Me respekte.

Puhie (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Edhe një herë përshëndetje.

Aborti mund të ndodhë për shkaqe të panjohura ose të njohura. Mjafton një prej tyre, që shtatzënia e filluar të ndërpritet në mes. Për të ndaluar mundësinë e përsëritjes, mjeku kërkon një seri ekzaminimesh dhe analizash që kanë të bëjnë me fetusin e abortuar, me gruan dhe me bashkëshortin.

Prandaj të rekomandoj që nëse nuk ke kontaktuar në vazhdimësi me mjekun gjinekolog nga moment i abortit, duhet ta kontaktosh dhe të përfitosh nga këshillimi prekoncepsional në përgjithësi apo edhe pas abortit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti