Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi gjatë shtatzënisë

Kisha nje pyetje e dashur doktoreshe, a mundemi qe ne muajin e 8 dhe te 9 te kryejme marredhenie seksuale? Une tani ndodhem ne javen e 30 dhe cdo gje sipas mjekut shkon mire.. edhe nje pyetje tjeter, beba ime eshte e lidhur me kordonin rreth 2 here kete gje e kam pare ne ekon qe bera ne muajin e peste tani nuk e kam pare me a eshte e mundur te jete zgjidhur dhe a mund te zgjidhet deri ne lindje? Ju flm per pergjigje.

Lona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lona.

Po mundesh të kryhesh marrdhënie seksuale edhe në muajin e 8-të dhe të 9-të të shtatzënisë, nëse ajo kryhet normale dhe jo me dhunë e forcë. E mjaftueshme është të ndihesh komode.

Deri në javën e 34-35, kur fëmija fillon të marrë pozicionin përfundimtar të lindjes, mund të shpresohet për t’u liruar nga xhirot e kordonit umbelikal. Nëse kordoni umbelikal vazhdon të jetë i pranishëm deri në momentin e lindjes, kujdesi duhet të jetë i madh gjatë këtij procesi. Mos harro t’ja tregosh këtë fakt, mjekut që do të të presë lindjen e fëmijës.

Të uroj të kryhesh lindje natyrore.

/komuniteti