Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha normale e fëmijës gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe...Jam 32 javeshe dhe pesha e femijes tim ishte 1550 gr...Desha te di a eshte normale kjo peshe? Dhe cfare duhet te bej qe te zhvillohet me shume bebi im ne javet ne vazhdim...Ju faleminderit...

Erina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erina.

Në këtë periudhë të shtatzënisë, fetusi duhet të jetë afërsisht 1.7 kg. Pesha e fëmijës tend, është diçka më e vogël se ajo që quhet normale. Si fillim duhet të gjendet shkaku përse ndodh kështu, sepse faktorët janë amtar ose fetal. Kontrolli ekografik që quhet fluksimetri dhe mat sasinë e gjakut, është i domosdoshëm në rastin tënd. Edhe një rregjim ushqimor i pasur me magnesium dhe folate, vlerësohet si ndihmesë pozitive. Observacioni rigoroz nga mjeku gjinekolog, është këshilla e fundit që të jap.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(12 vite më parë)
A mos eshte me mir qe femija te vendoset ne krevat te njet me nenen deri ta ze gjumi pastaj te vendoset ne krevatin e vet??!!!

/komuniteti