Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Moszhvillimi i fëmijës në bark

Pershendetje doktoreshe, deshta te di nga cfare vjen deri te mos zhvillimi i femijes ne bark? Faleminderit.

Ema (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ema.

Mos zhvillimi i fëmijës në bark, vjen për shkaqe amtare dhe fetale. Në faktorët amtar mund të rënditen: mosha shumë e re e nënës, pariteti (numri i lindjeve/në lindjet e para fëmija është më i vogël se në lindjet e mëpasme), kushtet sociale, nënushqyerja, qëndrimi i zgjatur në këmbë, çrregullimet e hemostazës tek nëna si zëmundjet e zemrës, pneumopatitë e ndryshme, anemitë e rënda, anomali në vaskularizimin e mitrës, intoksikacione e nënës. Në faktorët fetal mund të rënditen: shtatzënia binjake, keqformimet fetale. Ndonëse ka edhe shkaqe idiopatike të pa njohura.

Ekografia konsiderohet teknika e zgjedhur, e cila lejon vlerësimin dhe përcaktimin e çrregullimeve intrauterine.

Gjithë të mirat.

Suzana (12 vite më parë)
Pershendetje dr.Mimoza. Per 5 vite me rradhe kam bere 4 aborte. Problemet shfaqen ne muajin e peste te shtatzanise. I pari humbi ne muajin e tete, dy aborte brenda tre muajsh me nga 6 jave dhe i fundit para nji muaji ne muajin e peste. Bebja e nderpret zhvillimin, mjeku gjinekolog me ka rekomanduar gjilperen dipenine. Por sakte asnje arsye perse ndodh kjo. Si me keshilloni ju zonja doktoreshe pasi jam 40 vjec dhe deshiroj shume te kem nji femije. Te lutem pres pergjigje. Ju falenderoj shume.
Era (13 vite më parë)
Pershendetje e nderuara Dr. Keta.   Edhe une kam pas te njejtin problem ne muajin e trete kur kam bere nje kontrolle tek Gjinekologu me ka thene se bebi nuk eshte zhvilluar qe 1-Jave pra nuk i rreh zemra... une nuk kam pas as gjakderdhje asgje si ka mundesi qe te ndodh kjo. Faleminderit shume.
Rea (13 vite më parë)
E nderuar gjinekologe edhe mua me ka ndodhur 2 here mos zhviilimi i femijes. Rrahjet e zemres i kam pas shume te shpeshta, femija i 1 deri ne 3 maj ndersa i dyti deri ne 1 muaj si ka mundesi qe rrahjet ti kem te shpeshta ku analizat gjinekologjike me kane dale te gjitha mire? A ka mundesi qe zemra ta pengoj zhvillimin e femijes? Te lutem pres nje pergjigje faleminderit.
Ina (13 vite më parë)
Edhe mua me ka ndodhur dicka e tille, qe bebi nuk ishte rritur dhe nga 5-javesh qe duhet te ishte kishte ngelur prape 4-javesh, si ka mundesi dok.Mimoza? Faleminderit.

/komuniteti