Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utero arquato

E dashura doktoreshe kam nje pyetje urgjente. Ka dy vite qe nuk po ngel shtatzene, dje bera nje hsg dhe me doli mitra harkore :(( A mund te jete kjo forme e mitres shkaktare per mos implatim? Harrova te tregoj qe une kam nje çun 10 vjeçar tani kerkoje femijen e dyte por pa sukses. Pres me padurim pergjigjen tende. Jeni e mrekullueshme!!

pepa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Mitra harkore, nuk është pengesë për implantimin e vezës. Të njëjtën formë mitre, ke patur edhe në lindjen e parë. Për shtatzëninë e radhës, unë rekomandoj këshillim koncepsional.

Për më tepër shih linkun:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj sukses në shtatzëninë e dytë.

/komuniteti