Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe jam ne javen e 9 dhe me duket se me levize diqka neper bark a jane te mundshme levizjet dhe mos ka ndonje rrezik per abort? ju pershendes shume.

Drita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drita.

Në javën e 9-të, nuk është e mundur që shtatzënat të ndjenë lëvizjet e bebit. Me ekzaminim ekografik ato mund të dallohen. Shenja që referon, gjithashtu nuk mendoj se ka lidhje me rrezikun e abortit meqënëse nuk është e shoqëruar me shenja të tjera.

Lëvizjet e zorrëve besoj se janë për shkak të shtatzënisë, pasi ndryshimet hormonale shtojnë perisaltikën/ lëvizshmërinë e tyre.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti