Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e ijeve gjatë shtatzënisë

E nderuar doktoreshe pse po me dhembin ijet shume, si te them sikur me nxjerr prej vendi nje dhembje shume e keqe, sidomos kemba e majte, a eshte kjo normal ne shtatzeni tash jam 21 javeshe shtatzene, prej qe ka fillu shtatzenia une kam pas probleme me ijet, te lutem nje pergjigjje!!! me respekte Besa.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Dhëmbjet që referon, mendoj se kanë lidhje me zhvillimin e shtatzënisë. Rritja e peshës së shtatzënisë dhe zmadhimi i mitrës, bëjnë që të komprimohen mbaresat nervore dhe të ndihet ndjesia që referon.

Megjithatë të rekomandoj që të bësh edhe një analizë të urinës, pasi dhe një infeksion urinar i mundshëm, mund të japë dhëmbjen e mesit që ankon.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti