Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kordoni i kerthizes ne shtatzani

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzane ne javen e 20 dhe kam dy binjake para dy dite kam qene ne kontrolle dhe mjeku me tha se gjithcka eshte ne rregull, po me shqeteson fakti se njera bebe e kishte te lidhur kordonin e kerthizes rreth qafes, deshta me dite a paraqet rrezik kjo per beben a me duhet me shku prape ne kontrolle me dite a u liru nga kordoni? Flm shume pres pergjigjen.

Vjollca (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Nuk mendoj se është shqetësuese kordoni në qafë, në këtë periudhë të shtatzënisë. Bebat lëvizin dhe mundet të çlirohen e nuk do të jetë problem i ecurisë së shtatzënisë.

Për shkak të shtatzënisë gemelare, kontrollet tek mjeku duhet ti bësh më shpesh se sa nënat shtatzënë me një fëmijë. Kujdes me ushqimin dhe suplemente e vitaminave dhe kriprave minerare.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti