Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion gjenital

Para nje viti kam pasur nje abort, ka qene MISSED... pastaj me ka dalur Clamidia...derisa me kane dalur analizat negativ per clamidi nuk kam provuar te mbetem shtatezene....tani qe nga gushti 2010 nuk po mbrohem...shkova te nje grua (nga ato qe ngjeshin). Ajo me tha se kerthiza te paska shkuar lart e ani me nje ane...pas dy here me tha qe tani jam mire...kete nuk ma ka thene mjeku asnjehere...por menstruacionet nuk i kam te rregullta...tani muajin e kaluar nga pak i kam pasur gati 2 jave....mjeku me tha mund te jete mormale sepse je shume mire...por pas 10 ditesh filloi prap nje rrjedhje e pakte...qka ju merr mendja juve....ju lutem me ndihmoni...?

Nisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nisa.

Të këshilloj të merresh me specialistët e mjeksisë dhe jo me gratë apo plakat pseudomjeke, për shëndetin tënd nëse e vlerëson sado pak.

Për ta njohur më mirë infeksionin që tregon, lexo linkun:

http://www.bebaime.com/konceptimi/klamidia

Kërko nga mjeku një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve. Nëse janë normale, duhet të bësh ekzamimin histerosalpingografi për të vlerësuar kalueshmërinë e tubave.

Të uroj shërim dhe shtatzëni të shpejtë.

/komuniteti