Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lehonia

Pershendetje! Une kam lindur nje djale para shtate javeve, por jam e brengosur per gjendjen shendetesore timen, pas lindjes kam pasur gjakderdhje rreth dy jave me pas me jane ndalur, dy jave me vone d.m.th. pas nje muaji qe kam lindur kam pasur mestracionet, tash me rrjedhin nga pak si lloj jarge apo uje me ere te keqe, cka mund te me thoni cka mund te jete kjo?

Linda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Lohjet, janë sekrecione hemorragjike që dalin nga organet gjenitale pas lindjes për shkak të vendit të plagosur ku placenta ka qenë e vendosur. Sekrecionet mund te zgjasin nga dy deri në tetë javë pas lindjes. Fillimisht paraqiten të shtuara dhe me ngjyrë të kuqe. Më pas ato vijnë duke u zbardhur dhe nuk paraqesin erë.

Nëse sekrecionet kanë erë të rëndë, mendohet se mund të jetë i pranishëm infeksioni i vaginozës bakteriale. Karakteristikë e infeksionit janë sekrecionet e shtuara me erë të rëndë (si peshk i prishur).

Drejtohuni menjëherë tek mjeku gjinekolog për t’u diagnostikuar dhe marrë mjekimin e nevojshëm. Çdo vonesë është shkak për kronitizim, duke dhënë pasoja akoma më të rënda për shëndetin tuaj riprodhues.

Nafije Sherifi (12 vite më parë)
Pershnedetje.Kam lind qe tre muaj,dy jav kam pas mesracione tani kam pas ka pak deri ni muaj e tash i kam ba tre muaj edhe nuk me kan ardhur ende mestracionet femijen e kam ne gji e po frigona mos kam mbet shtatzan a qa eshte ne pyetje. Me respekt nafija

/komuniteti