Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Para nje njave kisha marredhenie me burrin, ndersa para dy dite bera nje test shtepiak me doli negativ, a eshte se ishte shume heret apo sjam fare shtatzene, une dhe burri deshirojme shume qe te behemi prinder edhe pse jemi sapo te martuar, ka kohe qe e provojme qe te behemi prinder.

Blerina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina.

Mendoj se shumë shpejt e bërë testin e shtatzënisë. Përgjithësisht ai bëhet në javën e 5-të dhe me siguri shumë më të madhe në javën e 6-të pas ditës së parë të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual.

Nëse shtatzënia juaj e dëshiruar ka filluar, ju uroj shtatzëni me ecuri normale dhe të lindin një fëmijë të shëndetshëm. Nëse nuk ka filluar, ju rekomandoj të kontaktoni mjekun gjinekolog për të kryer pikë së pari konsultimin koncepsional.

Blerina, mundësia më e madhe për fillimin e shtatzënisë, është në periudhën e ovulacionit. Për më tepër lexo linkun:

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-te-vie-gjer-tek-fekondimi

Të uroj fat.

/komuniteti