Analiza e coombesit
Eliza Muharremi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eliza
Përderisa anliza e testit të Coombs-it ka rezultuar negativ, tregon që nuk je imunizuar. Duhet të kesh parasysh që këtë analizë ta bësh edhe në javën e 28-të të shtatzënisë dhe po në këtë javë të bësh një injeksion të imunoglobulinës antirhezus. Pas lindjes nëse bebi rezulton me faktorin rhesus pozitiv, injeksion duhet përsëritur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar Doktorresh,desha te bej nje pyetje por paraprakisht dua te falneroj per pergjigjjet qe pona jep gjdo her dhe pona heq stresin,dhasht zoti te kesh shendet dhe jet te gjat e te lumtur.Doktorresh un dje e bera analizen e Coombesit indirekt dhe me doli negativ,un para 5 vitev kisha nje abort diku ne javen e 6 te shtatzanis,por ate her mua sme tha mjeku per kete inekcjon qe duhet ta marr mbas abortit por as un skam ndergjuar ndonje her per kete inekcjon sepse isha e re dhe skam lexu per nje gje te till.Un e kam grupin e gjakut AB negativ ndersa burri A pozitiv,un tash jam ne javen e 9 te shtatzanis,qka me keshillon te bej tash,un dje kam qen shum ne stres sa qe ke duke me hup vedia se sdisha qka te bej,por mbaseqe i mora analizen jam qetsu sado pak.Te lutem Doktorresha e kam shtatzanin ne rrezik,Me respektin me te madh Eliza.