Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Parashikimi i ditës së lindjes

Dita e fundit e ciklit mujore ka qene me 5 shtator 2010 dhe po pres qe te lind. Sa jave mund ti kem dhe qe kur kam hy ne muajin e 9?

Sara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara.

Nëse dita e fundit e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual ka qënë data 5 shtator 2010, presupozoj se dita e parë ka qënë data 31 gusht 2010. Mbi bazë të ditës së parë të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, 280 ditë të shtatzënisë do të përfundonin me datë 7-të qershor. Nëse nuk ka ndonjë gabim të mundshëm në datat e mësipërme, atëherë paraqitja tek mjeku duhet të bëhet menjëherë pa lënë pas dore kontrollin e lëvizjes fetale nga ana e jote. Mjeku do hartoj planin mbi mënyrat e realizimit të lindjes dhe do të marrë masa për stimulimin e proçesit të lindjes.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm në mënyrë natyrore.

/komuniteti