Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Termini i kaluar i lindjes

E kam nje pyetje, neser e kam terminin e fundit te lindjes nese kalon e nuk me kapin dhimbjet çfare duhet te bej a duhet te bej kontrolle apo te pres?

Lajana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Pa tjetër duhet të paraqitesh tek mjeku gjinekolg, i cili duhet të bëjë një vizitë vaginale për të vlerësuar pozicionin e pjesës paraqitëse të bebit dhe përgatitjen e qafës së mitrës për lindje. Gjithashtu të rekomandoj edhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e fetusit dhe sasinë e ujrave.

Mjeku duhet të filloj stimulimet për proçesin e lindjes.

Uroj të kryesh një lindje normale.

/komuniteti