Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me të vjella gjatë shtatzënisë

Pershendetje, jam shtatzene qe 6 jave, por po kam shume probleme me te vjellura, kurse nga ana tjeter asgje nuk po me hahet, ose ato pak gjera qe po i ha prap po i vjelli, sot eshte dita e trete qe po marre infuzion me vitamina se po dyshoj qe i kam humbur edhe lengjet, por prapeseprape nuk me kane ndihmuar shume, ju lutem çfare te bej edhe me bark te zbrazet une po kam te vjella qe po me bejne te ndihem shume e lodhur.

Afërdita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita.

Të vjellat në shtatzëni mund të vijnë për shkak të ndryshimeve hormonale, të ndryshimit të presionit të gjakut ose edhe nga mungesa e vitamins B në gjak. Zakonisht zhduken mbas muajit të tretë të shtatzanisë. Nëse të vjellat të kanë shkaktuar humbje në peshë apo humbje të lëngjeve të trupit, duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog.

Për të stabilizuar situatën këshillohet ndryshim i rregjimit të dietës si dhe ushqyerja e shpeshtë dhe në sasi të pakta. Si preparat mjeksor rekomandohet përdorimi i benexol-it ampula, 5-së copë, një ampulë në ditë intra-muskul. Këto janë kompleks vitaminash B, të cilat lehtësojnë të vjellat.

Të uroj stabilizim sa më të shpejtë të gjendjes.

/komuniteti