Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam hapje të qafës së mitrës në muajin e 3 - të

U ben gati 2 jave qe kam dhimbje ne rajonin e shpines, nganjehere edhe te fundit te barkut. Nuk po mund te eci shume per shkak te ketyre ankesave qe kam. Jam ne muajin e 3-te te shtatzenise, femijen e dyte e pres gjate kesaj shtatzenie. Kam vizituar rregullisht gjinekologen dhe me ka preferuar regjim shtrati me shume perndryshe mund t`iu nenshtrohesh qepjes pastaj. Perveç, multivitaminave dhe Ca asgje tjeter nuk me ka preferuar te marre. Prandaj, doktoreshe e nderuar, do te kisha pasur deshire te marr nje pergjigjje nga ana e juaj. Me respekt, Leonora nga Kosova.

Leonora Islami (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leonora.

Shenjat që tregon, mbi dhëmbjet e shpinës dhe fundit të barkut edhe mund të dominohen. Me sa po kuptoj, problemi më imediat është kontrolli i hapjes së qafës së mitrës.

Hapja e parakoshme e qafë së mitrës, konsiderohet si paaftësi e saj për të mbajtur shtatzëninë. Korrigjimi final bëhet nëpërmjet qepjes/serklazhit. Prandaj zbato këshillat që të ka dhënë mjekja, në veçanti rregjimi i shtratit, duke shpresuar që situata të dominohet për të mos arritur tek aborti apo lindja e parakohëshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti