Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme rreth konceptimit

Pershendetje, kam nje problem tashme 3 vite nuk mbes shtatezene, i percjelle ditet e ovulimit po ashtu edhe kontrrollat e shpeshta te mjeket dhe thone se asgje nuk ka problem, po ashtu bashkeshorti eshte ok... çfare eshte problemi mund te me ndihmoni? Ju faleminderit.

Miranda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Miranda.

Nuk di se çfarë të them me kaq pak sa më tregon, Miranda. Mbase duhet ti kryhesh edhe një herë, me rrallë, duke i eleminuar një pas një ekzaminimet e rekomanduar nga mjeksia.

Të rekomandoj të zbatosh orientimet e këshillimit parakoncepsional te linku:

http://bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Nëse konsideron se i ke kryer të gjitha kontrollet, analizat dhe ekzaminimet sipas këshillimit prekoncepsional, tento të ndjekësh edhe këshillat tek linku i mëposhtëm:

http://bebaime.com/konceptimi/fertiliteti-si-mund-te-shtohen-shanset-per-te-ngelur-shtatezene

Përpara se të uroj fat, të kërkoj që të mos i humbësh shpresat për shtatzëni. Nëse e sheh të arsyeshme, më kontakto në qendrën time të punës.

Gjithë të mirat.

Aulona Bejleri (12 vite më parë)
O e shkreta un !!!!!???!!

/komuniteti