Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e fundit e shtatzënisë

Miredita doktoreshe, jam ne javen e 39, kam qene ne kontrolle, mjeku me ka thene qe jam hap 1 gisht e gjysem, menstruacione te bardha po kam keshtu jo trashe po te holla, a eshte diçka keq? Kam deshire me dite deri ne cilen date mundem me lind, ju pershendes shume, pune te mbare dhe shendet te mire!

Ilirjana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilirjana.

Nuk ka arsye përse të shqetësohesh. Dita e lindjes po afron. Nuk është e thënë që ajo të jetë fiks në ditën e 280-të të shtatzënisë. Me ditë do të fillojnë tre shenjat e lindjes; shkëputja e tapës mukoide, plasja e ujrave dhe kontraksionet.

E rëndësishme për ty është të ndjekësh levizjet e bebit dhe për çdo dyshim të lajmërosh mjekun që i ke besuar proçesin e lindjes së bebit tënd.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti