Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja

Pershendetje, fillimisht faleminderit per pergjigjet qe na kthen... jam ne fund te shtatzenise, ne javen e 39, para dy jave kam qene e hapur 3 cm dhe me ishte shkurtuar qafa e mitres, nuk e di a jam hapur ma apo jo, une nuk verej asgje... do jete me i lehte procesi i lindjes pasi veç kam fillu me u hap? Kjo eshte shtatzenia e pare.

Lanika (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lanika.

Shenjat që tregon, më duket se janë shenja pozitive. Proçesi i lindjes po shkon mirë dhe të uroj duke shpresuar se çdo gjë do të shkojë normalisht gjatë lindjes. Jepi vetes kurajo, pas disa ditësh do bëhesh nënë.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti