Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndyshime fiziologjike në shtatzëni

Jam Linda, jam shtatzene me femiun e pare, jam ne javen e 3te te shtatzanise. Kam pas pak probleme me veshket, deshta tju pyes se a kane lidhje me shtatzanine time dhe a paraqesin rrezik gjate shtatzanise edhe gjate lindjes?...


Faliminderit per mirekuptim e pres pergjigjen tuaj...

Linda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Trakti urinar gjatë shtatzënisë zgjerohet. Ky ndyshim fiziologjik së bashku me ndryshimet në përbërësit e urinës, e predispozon gruan shtatzënë për infeksione të traktit urinar, një ndërlikim ky i shpeshtë i shtatzënisë. Ndryshimet në veshka gjatë shtatzënisë pasqyrohen në rritjen e fluksit të gjakut, rritjen e filtrimit glomerular, kreatinina urea në plazmën e gjakut janë të ulura dhe glukozuria është normale.

Kjo do të thotë se, nëse ju keni patur probleme me veshkat apo problemet kanë lindur gjatë shtatzënisë, duhet të trajtohen edhe gjatë shtatzënisë pasi ndërlikimet mund të rriten. Për të përcaktuar diagnozën do t’ju rekomandoja konsultë me nefrologun, i cili do t’ju ndihmonte me terapi mjeksore për zgjidhjen e këtij problemi.

/komuniteti