Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Endometrioza

Pershendetje doktoreshe! Jam 33 vjecare, e diagnostifikuar para 4 vitesh me endometrioze. Megjithe problemet e shumta dhe terapite mjekesore, kam arritur te ngel shtatzene natyrshem dhe te lind nje femije, tash mbush 3 vjec. Nderkohe jam shtatzene per here te dyte, 24 javeshe. Shtatzenia e dyte ka ndodhur pa plan dhe e konsiderojme nje mrekulli te vertete, meqe nuk me eshte dashur t'i nenshtrohem asnje lloj terapie per te ngelur shtatzene. Mirepo, njesoj si ne shtatzenine e pare, kete jave mjeku ka verejtur hapje te cerviksit per 10% dhe me ka pershkruar Utrogestan. Gjithashtu me ka rekomanduar te reduktoj levizjet ne maksimum apo edhe te filloj nje regjim shtrati, ne rast se terapia me Utrogestan nuk del e suksesshme. Kjo me ka shqetesuar shume, sepse sinqerisht nuk dua ta humb kete bebi. Si mendoni, a do te mund ta coje deri ne fund kete shtatzeni? Shkaku i komplikimeve ne fund, lindjen e pare e kam pasur c/sectio. Cfare me preferoni per lindjen e dyte, ne menyre qe te mos rrezikoj as bebin e as veten? Mos te harroj, endometriozen e kam ende ne vezoren e djathte dhe ka madhesi 8 cm. Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjen. Pune te mbare dhe pershendetje nga Prishtina.

Ermira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira.

Këshillat e mjekut duhet t’i ndjekësh, për të rritur mundësinë e çuarjes së shtatzënisë deri në term.

Unë do të rekomandoja lindjen me prerje cezariane, dhe gjatë ndërhyrjes për lindje të ndërhyret edhe për heqjen e kistit endometrioz.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Alba (13 vite më parë)
Para nje muaji kam bere nje vizite gjinekologjike pas nje nate me nje krize nga ana e majte per nje ore e cila ishte e pashpjegueshme por jo shume te forte. Doktori qe u vizitova me trembi jashte mase me diagnostikoje me cist endometriozik ku kerkoi te beja dhe analizat e gjakut CA 125 e cila me doli ne vleren 4.00. Mu tha qe eshte shume mire dhe mu dha mjekim me Danazol. Kete lloj ilaci nuk ma sygjeruan dy shoqet e mia qe kane mbaruar mjekesine dhe me keshilluan te bej nje kontroll tjeter. pasi bera kontrollin tek doktori i dyte i cili ka gjithe respektin tim per menyren e komunikimit, e hodhi poshte teorine e nje cisti endometirozik pasi me tha qe kemi nje cist te mire definuar. Dyshoi per cist dermoid , por me sqaroi qe me nje eko nuk mund te vendoset natyra e cistit dhe qe mund te jete nje cist funksional dhe pas 3 muajsh me mjekim me Femoden mund te mos kemi me gje - mu shpreh. Fillova te marr femoden dhe pas 15 ditesh madhesia e cistit nga 40-30mm kishte shkuar 27 -18 mm. Pyetja ime eshte: a mund te gabohet ne eko dhe pamja e nje cisti funksional ti vihet emri endometriozik apo deromid? do te isha shume e lumtur te mund te behet nje gabim i tille, pasi une mendoj qe te ngelem shtatezane pas mbarimit te kures me femoden. Ju lutem doktoresha Mimoza te me jepni nje pergjigje Faleminderit
Ermira (13 vite më parë)
Ju falemnderit shume per keshillen dhe kohen qe keni ndare per mua, doktoreshe! Gjithe te mirat.

/komuniteti