Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet urinare

Jam ne muajin e 7 dhe kam levizje te shpeshta te bebit, ka 2 dite qe kam dhembje te barkut nga ana e djathte, dhe urinim shume te shpeshte, cdo 5 - 10 minuta, cfare me keshilloni, pasi kam bere analiza para 2 javesh dhe eko gjithashtu me ka dale mire.

Vali (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ka arsye për të besuar se shpeshtësia e infeksioneve të traktit urinar në shtatzëni, është shumë e lartë. Këto infeksione mund të jenë simptomatike dhe asimptomatike. Patologjitë mund të shoqërohen me shenja që është e vështirë të dallohen nga ato të një shtatzënie normale si p.sh. urinimi i shpeshtë. Diagnoza më e besueshme vendoset nëpërmjet analizës bakteriologjike sasiore.

Ndaj ju rekomandoj të kryeni një analizë të thjeshtë që quhet urokultura. Nëqoftëse ajo do t’ju rezultojë normale, atëherë urinimi i shpeshtë mund të vijë si rezultat i shtypjes që i bën koka e bebit fshikzës së urinës. Për të vlerësuar një nga dy mundësitë duhet të drejtoheni tek gjinekologu për ekzaminim, pasi trajtimi është i ndryshëm.

Nëse keni infeksion urinar duhet të merni 5-7 ditë trajtim me antibiotikë. Ndërsa në rast se nuk keni infeksion urinar, atëherë duhet të merrni trajtim që ka të bëjë me rilashimin e fijës muskulare të mitrës.

Dita (13 vite më parë)
Tung, kam nje pyetje ne lidhje me pirjen e qumeshtit ose perzierjen e saj, gji dhe me shishe qumesht pluhur, a eshte e demshme pasi qe femija me duket qe nuk i mjafton vetem gjiri?

/komuniteti