Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të vjellat gjatë shtatzënisë

Pershendetje shume e nderuara doktoreshe.


Une jam tash ne javen e 28 te shtatzenise dhe deri me tash e kam patur nje shtatzeni shume te lehte, mirepo tani diteve te fundit kam filluar te vjell, sidomos atehere kur jam e shtrire nuk mundem me fjete, si te zgjohem ne kembe me largohet e vjella menjehere, a eshte normale kjo gjendja ime?


Flm shume per mirekuptim.

Mimoza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza.

Në këtë periudhë të shtatzënisë, ndjenja e të vjellit nuk është normale. Këshilloj që kur të shtrihesh, të marrësh pozicion anash-majtas. Një kujdes mundet që t’i kushtosh edhe rregjimit ushqimor.

Gjithashtu duhet të mbash nën kontroll tensionin arterial, i cili nuk duhet të kaloj 140/90 mmHg. Nëse treguesit e tensionit nuk paraqiten normale, menjëherë duhet të kontaktosh mjekun.

Gjithë të mirat.

/komuniteti