Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime menstruale

Mirembrema, jam nje vajze 22 vjeçare dhe kam shume probleme me ciklin menstrual, me vijne me vonesa ndersa 7dite ose me para para afrimit te ardhjes se menstruacioneve kam shume dhimbje ne fund te barkut, isha tek gjinekologu, me kontrolluan dhe me bene analiza, ku rezultatet me dolen ne rregull, mirepo kam dhembje barku. Jam shume e shqetesuar per kete fakt, ju lutem me keshilloni çfare te bej?


Ju faleminderit per mirekuptimin, pres pergjigje.

Anonim (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Kjo situatë ndodh kryesisht tek vajzat e reja, që nuk kanë kryer lindje. Trajtimi me spazmolitik, është i rekomanduar për të lehtësuar dhe dominuar dhëmbjet paramenstruale.

Tek gratë e lindura, dhëmbja paramenstruale ka lidhje me praninë e ndonjë problemi gjinekologjik. Dyshoj për infeksion në pjesën e sipërme të traktit riprodhues. Diagnostikimi vërtetohet me analizë të sekrecioneve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti