Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e lukthit

Doktoreshe, une neser hy ne javen e 14 po jam shume e deshperuar. Kam tere kohen dhimbje te lukthit cdo ushqim qe e ha e qes perfshire edhe ujin jam duke marrur infuzion po dhimbja e Lukthit nuk po me hiqet, ju lutem qfar me sygjeroni te bej A eshte normale tere diten 24 h me dhimbje... Jam lodhur shume.

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Ana

Gjate shtatzenise shqetesimet me organet e tretjes jane te shpeshta. Me rritjen e bebes zvogelohet mundesia qe sotmaku (lukthi) te mbushet dhe ndodh shpesh qe permbajtja nga lukthi kthehet ne ezofag (ezofagu eshte organi ne forme gypore qe lidh gojen me lukthin).

Te rekomandoj qe te hash shpesh, por ne racione te vogla. Ne kete rast ne lukth vazhdimisht do te kete ushqim, por nuk do te kete aq shume sa qe te kthehet mbrapsht ne ezofag.  Provo keto dite qe te hash te pakten pese here ne dite ne racione te vogla dhe do te veresh se ky shqetesim do te jete me i vogel.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

(11 vite më parë)
Faleminderit shume

/komuniteti