Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e lindjes

Pershendetje dr Moza, kam 39+2 kam dhimbje kohe pas kohe ne javen 34 kam pas dhimbje shume dhe beba ishte me koke poshte pastaj kam pushuar ne shtrat tani 4 cm jam hapur por dhimbjet me qetesohen kur shtrihem, nuk di si t`ja bej te ec apo jo? Te uroj shendet!

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Linda. Tashmë je në ditët e tua. Ecja të bën mirë, si për relaks ashtu edhe për proçesin e lindjes. Besoj se ke biseduar me mjekun që do ndjekë proçesin e lindjes dhe keni rakorduar mbi skemën e ndjekjes. Mjeku duhet takuar çdo ditë deri në lindje, por për çdo lloj dyshimi kontaktoje atë në çdo kohë. Të uroj lindje normale dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti