Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendejte doja tju pyesja rreth simptomave fillestare te shtatzenise, une kam 6 dite mbasi kam kryer marredhenie qe nuk ndihem mire, sikur kam dhimbje barku, si perzierje por nuk kam vjelle vetem me perzihet. Po kjo me ndodh thuajse gjithe diten. Kam dhimbje te mesit, mirepo kam bere 3 teste dhe te treja me kane dale negative.

Evis (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje. Konfirmimi i parë i shtatzënisë është mosardhja e menstruacioneve të rradhës. Me kaq ditë sa thua, mendoj se shtatzënia nuk ka kohë të shfaqë shenjat e saj fillestare. Pas kohës së pritshme të gjakrrjedhjes së menstrucioneve të rradhës, bëhet testi i shtatzënisë. Për ta konfirmuar definitivisht atë, duhet kontaktuar mjeku i cili me analiza dhe ekzaminime evidenton praninë ose mungesën e shtatzënisë. Uroj të realizohet dëshira për të filluar shtatzëni.

/komuniteti